Kanali 7...

Kryemadhi “qan hallet” me banorët e Vorës: Rama do të grabisë Kushtetutën, por Meta nuk e lejon

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi doli në terren pasditen e kësaj të mërkure për t’u takuar me banorët e Vorës.

 

Ajo dëgjoi nga afër shqetësimet e tyre për shkatërrimin e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti dhe nuk la pa akuzuar kryeministrin Edi Rama.

 

Sipas Kryemadhit, Rama kërkon të grabisë çdo gjë, por shtoi se opozita, presidenti dhe populli nuk do ta lejojnë.

 

“Edi Rama ka shkatërruar Shqipërinë, e ka shpopulluar. Më 25 prill do bashkohemi të gjithë. Reforma në drejtësi është për t’i shërbyer Edi Ramës. S’mund të na marrë zvarrë një i çmendur. Sa vjen e iu ngushtohet laku, edhe 6 muaj iu kanë ngelur. Si nuk u ngop ky, detin po, pronat po, çdo gjë. Rama do të grabisë Kushtetutën, por Ilir Meta si president nuk e lejon. Nuk u ngop ky njeri, duke shkatërru të gjithë vendin, nuk u ngop duke shkatërru gjithë Shqipërinë, me bregdet e të tëra. Çfarë do më ky? Edhe tek hallexhinjtë do të shkojë ky? Edhe tek koteci i hallexhiut?”

 

Gjatë paradites, ajo u takua edhe me banorët e Kombinatit, nga ku deklaroi se nuk mund të bëhet politikë me hallet e qytetarëve.