Gruri kërkohet “për një copë bukë”/ Fermerët: Kostot janë shumë të larta; Përpunuesit: Duhet ta blejmë në prodhimin vendas
Në sezonin e korrjes së grurit, sytë e fermerëve janë te fabrikat e përpunimit dhe te qeveria. Gruri këtë …
Kanali 7...
Nëse abuzoni me energjinë elektrike, nuk do të mjaftoheni vetëm me procedimin penal nga kompania, por do të paguani edhe dëmin financiar.
Vendimi i entit rregullator të energjisë elektrike parashikon edhe dëmin financiar për çdo konsumator që konstatohet duke ndërhyrë në sistemin e matjes.
Drejtori i Faturimit dhe Matjes në OSHEE, Ermal Murati tha në emisionin “E-zonë” në Vizion Plus se janë rreth 700 individë që janë konstatuar duke vjedhur energjinë elektrike, të cilët kanë shkaktuar një dëm prej 110 milionë lekësh në total.
“Në dhjetor të vitit të kaluar, enti rregullator doli me një vendim: kur dikush abuzon me energjinë elektrike, i nënshtrohet procedurave ligjore; nga krahu tjetër parashikohet edhe dëmi financiar, që është dëmi i shkaktuar në kurriz të kompanisë. Çdo konsumator që konstatohet duke ndërhyrë dhe abuzuar në sistemin e matjes, është i detyruar që të faturohet dhe të paguajë këtë energji. Si faturohet një konsumator? Pas verifikimit, kur kemi ndërhyrje në sistemin e matjes, nëse dikush tenton të abuzojë me këtë energji, OSHEE, pasi ka proceduar penalisht konsumatorin, nga krahu tjetër është i detyruar që këtë dëm të shkaktuar financiar, duhet ta faturojë. Është faturë e emëtuar nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes. Jemi duke vazhduar me kontrolle të vazhdueshme në terren. Janë rreth 700 konsumatorë që janë konstatuar se kanë abuzuar energjinë elektrike dhe iu është faturuar dëmi ekonomik.”
Në sezonin e korrjes së grurit, sytë e fermerëve janë te fabrikat e përpunimit dhe te qeveria. Gruri këtë …
problem të madh: mungesën e fuqisë punëtore. Vasil Bedinaj, pronar i një hoteli në Vlorë, thotë se shërbimi ndaj turistëve …
Qeveria i rikthehet për të disatën herë nismës së shumë debatuar dhe të kundërshtuar nga ekspertët por edhe nga organizmat …
Çdo i punësuar që ka një të ardhur mujore bruto 100 mijë lekë, nga viti i ardhshëm do të duhet …
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të Amnistisë Fiskale nga qeveria për këshillim publik. Deputetja …