Kanali 7...

Kukësi bëhet gati për Vllazninë, një ndeshje e vështirë me shkodranët kryesues

Java e 14 e Kategorisë Superiore zbret në fushë dy skuadra me emër të madh si Kukësi dhe Vllaznia. Verilindorët edhe pse po kalojnë një sezon të vështirë kërkojnë të ndryshojnë fytyrë përballë kryesuesve të Vllaznisë.

 

Pas humbjes ndaj Laçit, skuadrën e drejtuar nga Rahman Hallaci e pret një tjetër detyrë e vështirë, këtë herë përballë kuqebluzve të Vllaznisë. Në një intervistë për Vizion Plus, tekniku 37-vjeçar u shpreh se djemtë janë përgatitur maksimalisht për këtë sfidë ndërsa tregoi se objektivi i klubit mbetet i njëjtë.

 

“RAHMAN HALLACI

TRAJNERI I KUKËSIT

‘Duke qënë se nuk kemi marrë dhe rezultatet pozitive , gjëndja psikologjike ka qënë pak e rënduar  dhe kuptohet po punojmë shumë në këtë aspekt, për ngritjen e skuadrës moralisht dhe besoj se po ecim shumë mirë bashkë me stafin drejtues. Sa i përket objektivit ka ende shumë ndeshje madje që këtë javë besoj se do bëjmë kthesën duke ndaluar dhe ekipin e Vllaznisë. Kemi mundësi për të fituar këtë ndeshje dhe më pas besoj se kampinati është i hapur , pavarësisht se gjëndja nuk ka qënë e mirë për momentin , kemi mundësi për të vazhduar dhe arritur objektivin.”

 

I pyetur për merkaton e janarit, Hallaci shmangu një përgjigje të drejtpërdrejt.

 

“RAHMAN HALLACI

TRAJNER I KUKËSIT

Jemi në kontakte të vazhdueshëm me disa lojtarë kuptohet është pak e vështirë sepse të gjithë lojtarët janë në kontrata, flasim cdo ditë me drejtorin dhe po bëjmë maksimumin për të afruar lojtarë sa më cilësorë. Edhe nga Kategoria Superiore jemi në kotakt më disa lojtarë.”

 

Nga ana tjetër drejtori sportiv i klubit Nderim Nexhipi tha se janë në bisedime me disa lojtarë dhe shumë shpejt pritet zyrtarizimi.

 

“NDERIM NEXHIPI

DREJTORI SPORTIV I KUKËSIT

Patjetër ekipit tonë i nevojiten përforcimet dhe besoj se vijnë shumë shpejt. Duhet të përforcohemi në repartet e nevojshme, jemi në negociata me disa futbollistë dhe besoj se do vijnë shumë shpejt dhe lojtarë shqiptar por edhe të huaj”

 

Nexhipi bëri një koment dhe për takimin përballë Vllaznisë të cilin e vlerësoi të vështirë, por jo të pamundur .

 

“NDERIM NEXHIPI

DREJTORI SPORTIV I KUKËSIT

Do të jetë një derbi pasi po luajmë kundër ekipit që është në vendin e parë tani sidoqoftë kemi një skuadër me shumë kualitet dhe cilësi në këtë grup për të marrë 3 pikë”

 

Ndeshja Kukësi-Vllaznia do të luhet këtë të premte në stadium Elbasan Arena në orën 18:00.