Kanali 7...

Kukësi bojkoton stërvitjen/ Futbollistët nuk kanë marrë pagat

 

Skuadra e Kukësit nuk ka zbritur këtë të enjte në fushë për të kryer seancën e radhës stërvitore. Shkak mendohet të jenë bërë rrogat e pamarra të futbollistëve nga presidenti i klubit Safet Gjici.

 

Lojtarët në shenjë revolte kanë bojkotuar stërvitjem dhe kanë kërkuar një shpjegim pse është krijuar një situatë e tillë.

 

Nga ajo çfarë bëhet e ditur nga burime pranë klubit, futbollistëve ka kohë që i është premtuar se cdo pagë e prapambetur do të shlyhet, por kjo gjë nuk ka ndodhur.

 

Verilindorët do të ndeshen këtë javë me Teutën në “Niko Dovana” , në sfidën e vlefshme për javën e tretë të Supërligës.