Kanali 7...

Ky është autori që qëlloi për vdekje ndërtuesin në Himarë

Ky është autori që ekzekutoi me armë zjarri mëngjesin e kësaj të shtune biznesmenin Niko Goro.

Ngjarja u regjistruar rreth orës 9:00 në Himarë, pranë supermarketit të së motrës së viktimës.

Kliti Leka, 53 vjeç e ka pranuar krimin, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një konflikt për pronën, pasi autori pretendon se biznesmeni i ka marrë tokën duke ndërtuar një pallat dhe nuk e ka paguar.

Ndërkohë, në makinën ku u arrestua autori janë gjetur dy arme zjarri. Veç armës kallashnikov, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër  armë zjarri  të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Viktima është  i afërm i kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.