Kanali 7...

Lajçak në Prishtinë/ Albin Kurti këmbëngul: Marrëveshje me Serbinë vetëm me njohje reciproke

Takimi më i fundit mes delegacioneve teknike në Bruksel për dialogun, dështoi të afronte qëndrimet mes palëve duke i çuar kështu bisedimet në një pikë ngërçi.

Në këto kushte, i dërguari i BE Miroslav Lajcak ka vendosur të takojë nga afër liderët dhe aktorët politikë në Kosovë dhe Serbi. Këtë të enjte, në ditën e dytë të vizitës në Prishtinë,  Lajcak është pritur nga kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca.

Një ditë më parë, i dërguari i Brukselit për dialogun u takua me kryeministrin Albin Kurti. Shefi i ekzekutivit sërish u tregua i prerë në qëndrimin e tij duke thënë se në bisedime Kosova është palë e barabartë, dhe jo temë.

 

ALBIN KURTI  

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

“Duhet të pranohet realiteti dhe të jemi në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke”.

 

Ndërsa Lajçak, pas përfundimit të takimit u tregua i rezervuar në detaje.

 

MIROSLAV LAJCAK

I DERGUAR I BE PER DIALOGUN

 

“ Është diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe gjëra të tjera, por natyrisht përqendrimi ynë kryesor është në bisedimet dhe situata me bisedimet”.

 

Takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është mbajtur më 19 korrik, por pa asnjë rezultat progresi.