Petkov dorëzon dorëheqjen/ Do të tentojë të formojë kabinetin e ri
Kryeministri bullgar Kiril Petkov ka dorëzuar dorëheqjen, pas rrëzimit të qeverisë së tij me mocionin e mosbesimit me 22 qershor. …
Kanali 7...
Çështja e të pagjeturve dhe asociacioni i komunave me shumicë serbe kanë bllokuar bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Për këtë arsye, i dërguari i Brukselit për dialogun, Miroslav Lajcak mbërrin sot në Prishtinë ndërsa në ditët në vijim do të vizitojë edhe Beogradin.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë raportimit të tij në kuvend theksoi se nuk do të ketë dialog teknik.
Ndërsa për asociacionin, kryeministri Hoti nënvizoi se kjo temë është mbyllur shtatë vjet më parë.
“Lidhur me temën e Asociacionit, qëndrimi jonë është që kjo temë nuk hapet në dialog, pasi që ka një marrëveshje të vitit 2013 që është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe përtej kësaj ekziston edhe marrëveshja e parimeve për Asociacionin e vitit 2015, si dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese”
Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është dakorduar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Në vitin 2015, dy vendet, sërish me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e këtij Asociacioni.
Por gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, edhe pse ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri bullgar Kiril Petkov ka dorëzuar dorëheqjen, pas rrëzimit të qeverisë së tij me mocionin e mosbesimit me 22 qershor. …
Situata e zjarreve dhe rreziku që i kanoset vendit, bëri që deputetët e opozitës të thërrasin në Komisionin e Sigurisë …
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy u është drejtuar liderëve të G7 me një video-konferencë gjatë punimeve të samitit. Ai ka kërkuar …
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim senatorin italian, ish kryetarin e Bashkisë së Pescara-s, Luciano …
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nga Komisioni për Sigurinë Kombëtare deklaroi se Shqipëria nuk ka mundësi që të blerë një …