Real Madrid dhe Manchester City, në gjysmëfinalet e Champions League
Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat e fundit që siguruan një biletë për në fazën gjysmëfinale të Uefa …
Kanali 7...
Sfida spektakolare rezervoi dhe këtë javë kompeticioni më i bukur i basketbollit NBA. Emocione dhe surprizat edhe këtë herë nuk munguan në të dyja konferencat. Vëmendja më e madhe ishte në derbin Klipers – Lakers i cili u mbyll me rezultatin final 104- 86. Një ndeshje pa shumë histori ku mungesat e shumta në radhët e Lakersave ndikuan jo pak. Protagonisti më i mirë i sfidës ishte padyshim Morris me 22 pikë dhe pas tij Leonard me 19 pikë.
Ndërkohë surprizuese ishin dhe duelet në Koferencën e Lindjes ku dy skuadrat e kreut, Philadelphia e Brooklyn regjistruan një humbje të paparshikueshme. Nets u mundën me shifrat 115-107 nga Chicago Bulls, edhe pse vendasit duhet thënë se bënë një lojë të mirë.
Plot 7 basketbollistë të Brooklyn realizuan mbi 10 pikë ndërsa më i miri u pa Irving, autor i 24 pikë, por shifra që mbetën vetëm për statistikë. Nga ana tjetër, tek Bulls u dallua LaVine autor i 25 pikëve, në ndjekjeje nga Vucevic me 22 pikë.
Ndërsa në përballjen mes dy ekipeve pretendente për titulll, Memphis Grizlies trumfoi 116-100 në fushën e Philadelphia. Më i miri në parket ishte Harris me 21 pikë, por basketbollisti amerikan Ulliam Brooks bëri gjithcka të pavlefshme më 17 pikëshin e tij duke i dhënë fitoren e merituar për Memphis. Sfidat u trametuan ekskluzivisht në platformën TRING.
Real Madrid dhe Manchester City janë dy skuadrat e fundit që siguruan një biletë për në fazën gjysmëfinale të Uefa …
Sot, në mbrëmje përcaktohen edhe dy gjysmëfinalistet e tjerë me dy duele që premtojne emocione e spektakël deri në sekondën …
Një gol i shënuar nuk mjaftoi që Bayerni i Mynihut të bëjë surprizën e madhe mbrëmjen e kësaj të mërkure …
Këtë të mërkurë do të luhen dy ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ku spikat dueli Vllaznia-Laci. Dy skuadra me …
Nje nga duelet e mbremjes se sotme ne Champions League është ai mes Chelsea dhe Portos në Angli. Blutë e …