Kanali 7...

“Lëre kafen, hajde në shtëpi”/ Dëshmia prekëse e vëllait të 58-vjeçarit që vrau gruan

Vëllai i Hekuran Rrasës, 58-vjeçari që vrau bashkëshorten në Divjakë, e më pas veten, u shpreh se familja ndodhej në gjendje të vështirë ekonomike, por mohoi që çifti kishte mosmarrëveshje a konflikte që të agravonin deri në përdorimin e dhunës.

 

Sa i përket armës së gjahut, me të cilën kreu vrasjen, i vëllai deklaroi e ka pasur me leje dhe e ka blerë vite më parë. Më tej, ai tregoi se mori nipin e tij në telefon, djalin e vetëm të çiftit Hekuran dhe Fëllënxë Rrasa, të cilit i tha që të shkonte në shtëpi.

 

“Ishin familjarë, kishin problem me ekonominë. Nuk vinte dorë ndaj gruas. Do kishte ardhur tek unë ajo. Unë nuk di gjë për dhunë. Unë di që armën e ka pasur me leje. Por një nga këta hetuesit këtu tha që nuk del në sistem. Ka vite që e ka blerë. Nuk kurohej nga ana psikologjike, nuk kishte probleme. Mund të pinte ndonjë gotë por nuk pinte shpesh. Nipin e lajmërova unë. Po pinte kafe, i thashë lëre kafen dhe hajde shpejt te shtëpia.”