Drama e familjes Ulqinaku/ Sot u vra Madriti, në 1997 i kishin vrarë vëllanë
Vrasja e Madrid Ulqinakut pas nje sherri banal mes te rinjsh tronditi qytetin e Elbasanit mbremjen e te merkures. 33-vjeçari …
Kanali 7...
Ish-efektivi i policisë, Arian Tase, që vrau të miturën Jonada Avdia në plazhin e Potamit në Himarë, mund të jetë i lidhur me trafikun e drogës.
Hetuesit kanë dyshime të forta se ish-kolegu i tyre është i përfshirë në organizata kriminale që merren me lëndët narkotike. Madje dyshohet se skafi me të cilin Tase goditi vajzën 7-vjeçare, përdorej për transportin e drogës.
Mjeti lundrues është zyrtarisht në pronësi të kushëririt të Arjan Tases, pjesë e një biznesi që merrej me dhënien me qira të mjeteve lundruese. Por Prokuroria dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore po verifikoj e lidhjet e tyre pasi besohet se ish oficeri i policisë qëndron pas këtij aktiviteti.
Nuk është hera e parë që Arjan Tase dyshohet si i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Përpara dy vitesh, në kohën kur ishte Shef i Komisariatit të Himarës, ai u arrestua nga policia e Vlorës për lejimin e kultivimit të parcelave me kanabis.
Tase u akuzua për shpërdorim detyre dhe u la në arrest shtëpie. Njëkohësisht, oficeri u pezullua nga detyra derisa të shprehej gjykata.
Pak kohë më vonë, prokuroria e pushoi çështjen e nga ana tjetër Apeli i Vlorës e hodhi poshtë pezullimin nga detyra. I liruar nga çdo akuzë dhe i mbrojtur me vendim gjykate, Tase u rikthye në radhët e policisë.
Për ngjarjen fundit në Potam, ku ai i mori jetën 7-vjeçares Jonada Avdia, ish-oficeri i policisë akuzohet për vrasje nga pakujdesia, duke rrezikuar dënimin deri në 5 vite burg.
Vrasja e Madrid Ulqinakut pas nje sherri banal mes te rinjsh tronditi qytetin e Elbasanit mbremjen e te merkures. 33-vjeçari …
Arrestohet i riu nga Laçi qe akuzohet per vrasjen e nje shtetasi mbremjen e kesaj te merkureje ne Sarande. …
Madrit Ulqinaku 25 vjeç ka mbetur viktimë mbrëmjen e sotme, pas një konflikti për motive të dobëta. Policia konfirmoi …
Policia e Elbasanit ka dalë me reagimin zyrtar për ngjarjen e rëndë që u regjistrua mbrëmjen e sotme. Blutë …
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Elbasan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena”. Mësohet …