Seria A në TRING/ Zbulohet kalendari i sezonit të ri, ja kur luhen sfidat derbi Milan-Inter
Kalendari i Serisë A për sezonin 2022/2023 u hodh këtë të premte. Kampionati që transmetohet ekskluzivisht në Tring, do …
Kanali 7...
Futbolli shqiptar po kalon ditët më të errëta në historinë e tij, pasi ende nuk ka një datë zyrtare për rifillimin e aktiviteteve sportive.
Mëngjesin e të hënës , Liga Profesioniste e futbollit u mblodh në takimin e radhës për të ridalë me vendimin për vazhdimin e bojkotit.
EDVIN LIBOHOVA
KREU I LIGES PROFESIONISTE TE FUTBOLLIT
“Liga unanimisht vendosi që bojkoti të vazhdojë derisa qeveria të plotësojë kërkesat. Sigurisht nëse do të ketë tym të bardhë në takimin e nesërm, qëndrimi do të ndryshojë. Mirëpresim që të zgjidhen problematikat dhe kërkesat tona. Në momentin që ato zgjidhen Liga është e gatshme të nisë futbollin dhe rifillojë garën. ”
Klubet janë të vendosura për vazhdimin e bojkotit deri në plotësimin e 4 kërkesave megjithatë sipas Libohovës , takimi i rradhës me Ministrinë e Financave mund të jetë vendimtar.
EDVIN LIBOHOVA
KREU I LIGES PROFESIONISTE TE FUTBOLLIT
” Bisedimet kanë nisur, nuk ka pasur vendimmarrje. Kemi një takim tjetër nesër, shpresoj që përfaqësuesit e Ministrisë së Financave dhe Parlamentit të vijnë me një propozim të pëlqyeshëm nga Liga. Ndryshe vazhdojmë me këtë situate.”
Liga Profesioniste e Futbollit pritet të mblidhet nesër , së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Financave për një vendim final lidhur me fatin e futbollit në vend.
Kalendari i Serisë A për sezonin 2022/2023 u hodh këtë të premte. Kampionati që transmetohet ekskluzivisht në Tring, do …
Migen Memelli është zyrtarisht trajneri i Skënderbeut për sezonin e ardhshëm Pas bisedimeve që zgjatën disa ditë, duket se …
Federata Shqiptare e Futbollit vendosi të mbështesë zyrtarisht kandidaturën e Aleksander Ceferin për postin e Presidentit të UEFA-s në mandatin …
Një tjetër lojtar i përfaqësueses sonë mund të bëjë një lëvizje të rëndësishme brenda kampionatit Italian. Bëhet fjalë për fantazistin …
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veiaj priti në një takim dy kampionët e Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj dhe …