Kanali 7...

Liga Profesioniste vendos nëse do të vijojë bojkoti apo jo

Pas një muaj bojkot të aktiviteteve sportive, klubet vazhdojnë të mos tërhiqen. Liga Profesioniste e Futbollit  u mblodh mëngjesin e kësaj të hëne për diskutimin  e radhës në stadiumin ”Air Albania”.

 

Kur pritej një datë zyratre  lidhur me rifillimin e kampionatit, sërish nuk ka dritë jeshile. Pas dy orësh diskutimi, presidentët e klubeve së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Ilir Shulku dhe shefin e garave, Marjus Sulejmani vendosën që futbolli nuk do të rifillojë deri në plotësimin e 4 kushteve,

 

Pas mbledhjes, kryetari i Ligës, Edvin Libohova tha se bojkoti do të vazhdojë teksa janë në pritje të një mbledhjeje me qeverinë.

 

EDVIN LIBOHOVA

KRYETARI I LIGËS PROFESIOINISTE

“Pas diskutimeve u vendos që të vazhdojnë, deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim.”

 

Kur duhet të luhej java e 5-të  e kampionatit , klubet kanë vendosur vazhdimin e bojkotit.  Një situatë kjo që nuk ndikon aspak mirë në gjendjen e futbollistëve, pasi me shtyrjen e garave, do të kemi dhe një ngjeshje të kalendarit dhe një ngarkesë fizike më të madhe për c cdo sportist.