Kanali 7...

Ligji i ri/ Shqiptarët që punojnë në Itali do të marrin më lehtë lejen e qëndrimit

Të gjithë emigrantet, përfshirë edhe shqiptarët që shkojnë të punojnë në Itali kanë më shumë shanse që të pajisen me lejen e qëndrimit.

Lajmi i madh erdhi të martën pasi qeveria e këtij vendi shfuqizoi një dekret të ish ministrit të Brendshëm Salvini dhe miratoi një draft të ri ligjor që i vjen në ndihmë të madhe shqiptarëve që shkojnë të punojnë në Itali.

 

Nga tani e tutje emigrantëve do t’iu lejohet konvertimi i lejes së qëndrimit për motive të tjera, në leje qëndrimi për motive pune.

Por drafti i ri ligjor lejon gjithashtu edhe të drejtën e dhënies së lejes së qëndrimit edhe për motive të mbrojtjes sociale ndaj emigrantëve, riatdhesimi i të cilëve do t’u shkaktonte trajtim jo human e degradues të jetës së tyre private e familjare.

 

Ministrja e Bujqësisë Teresa Bellanova njoftoi kalimin e draftit të ri ligjor në një postim të gjatë në Facebook.

 

 “Ata që mbërrijnë në vendin tonë duke ikur nga luftërat, mjerimi, katastrofat klimatike, nuk janë armiku ynë dhe nuk janë armik i Evropës. Vetëm një Evropë e aftë për të trajtuar dhe menaxhuar së bashku këto çështje është një Evropë më e sigurt për të gjithë njerëzit që e gjallërojnë atë . Me draftin e ri kemi mbajtur premtimin e kësaj qeverie për të thjeshtuar proceduar për marrjen e shtetesise dhe dhënien e lejes se qëndrimit për ata qytetarë të cilët punojnë me ndershmëri në vendin tonë”.