Kanali 7...

LSI rikonfirmon Kryemadhin/ Gjosha: Do të fitojmë në 25 prill

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi këtë të shtunë zgjedhjet brenda strukturave të saj. Anëtarësia votoi për rikonfirmimin në detyrë të kryetares aktuale, Monika Kryemadhi. Ish-deputetja Klajda Gjosha tha se është votuar në këtë mënyrë sepse Kryemadhi ka ende sfida në krye të LSI. Në një intervistë për edicionin e lajmeve në “Vizion Plus”, Gjosha tha e bindur se në 25 prill opozita do të korrë fitore.

 

“Jo se nuk mund të kishte kandidatë të tjerë prë kryetarin e LSI, por mos harroni që ne jemi në mes të një procesi. Krymadhi u zgjidh kyr LSI doli në opozitë në 2017 dhe jemi ende në një proces të papërfunduar, të paktën me zonjën Kryemadhi në krye. Do të duhet të testohet me zgjedhjet e 25 prillit, ku shpresojmë që të shkojmë drejt fitores, duke rrëzuar një regjim shumë të ngurtë që i serviret vendit tonë. Për të larguar një herë e mirë këtë kastë politike. Jemi të bindur se qytetarët do të shkojnë të votojnë për të ndryshuar një herë e mirë këtë regjim, siç votuan sot strukturat e LSI.”

 

Zgjedhjet në LSI erdhën në një kohë kur Komiteti Teknik i Ekspertëve ka ndaluar mbledhjet politike. Por Klajda Gjosha siguroi se janë zbatuar të gjitha masat.

 

“Të gjiha masat u respektuan. Kishim shumë njerëz të vënë në zyrat tona për të mësuar njerëzit që të ruajnë distancën. Nuk kemi lejuar hyrjet pa maska. Të gjitha rregullat janë zbatuar. U munduam që t’i mbajmë në distancë apo t’i kthenim pas për pak kohë.”

 

Sa i takon debatit të hapur ditët e fundit për fshehjen e viktimave, Gjosha u shpreh se ka një mungesë transparence të jashtëzakonshme.