Nisin protestat në Amerikë në prag të marrjes së detyrës nga Biden
Ndërsa mbeten vetëm dy ditë nga inaugurimi i presidentit të 46-të amerikan, në kryeqytet kanë zbarkuar trupa shtesë të gardës …
Kanali 7...
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim mori pjesë në seminarin e OSBE-së mbi ‘Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara”.
Gjatë fjalë së saj, kryediplomatja amerikane theksoi se SHBA-të do të qëndrojnë krah popullit shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ajo shprehu gatishmërinë për të vijuar punën me qeverinë dhe shoqërinë civile me qëllim sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton.
“Qeveria e SHBA qëndron në krah të popullit shqiptar në luftën tuaj kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejtpërdrejtë me ju, me qeverinë dhe shoqërinë tuaj civile, dhe nëpërmjet partnerëve të çmuar si OSBE, për t’u përballur me këtë kërcënim kriminal së bashku dhe për të siguruar qeverisjen e mirë dhe sundimin e shëndetshëm të ligjit që vendi meriton”. Ambasadorja Yuri Kim në Seminarin e OSBE-së mbi “Adresimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit nëpërmjet Ripërdorimit të Pasurive Kriminale të Konfiskuara”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-ve.
Ndërsa mbeten vetëm dy ditë nga inaugurimi i presidentit të 46-të amerikan, në kryeqytet kanë zbarkuar trupa shtesë të gardës …
Mark Marku, pedagog, analist politik dhe ish deputet do të jetë drejtues politik i PD në qarkun e Lezhës për …
Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas ka kërkuar të hënën (18.01) lirimin e menjëhershëm të kritikut rus, Aleksej Navalny. Rusia …
Basha e ka nisur javën me një kujtim në rrjete sociale për politikanin Pjeter Arbnori. Kreu i PD nëpërmjet një …
Kosova është përfshirë nga ethet e garës elektorale. Mbetet më pak se një muaj nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 …