Kanali 7...

Luiza Gega niset drejt Tokios, ja kur do të jetë gara e parë për atleten shqiptare

Mëngjesin e kësaj të marte është nisur dhe grupi i katërt i ekipit kuqezi drejt Tokios.

 

Pasi rezultoi negative në testet e kryera mbrëmjen e të hënës, Luiza Gega udhëtoi për në Japoni. Gara e parë për të është në datën 1 gusht në kualifikuesen në 3000 metra me pengesa.

 

Nga ana tjetër, xhudisti Indrit Cullhaj, një nga sportistët e parë që mbërriti në Tokio, më në fund po zhvillon seancën stërvitore në fshtatin olimpik.

 

Sipas infromacioneve të Komitetit Olimpik, rregullat janë shumë strikte dhe kufizimet janë të shumta për shkak të pandemisë.