Rusia lëshon mbi 40 raketa anembanë Ukrainës
Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës të shtunën në mëngjes, duke vendosur në shënjestër kryesisht objekte ushtarake. New …
Kanali 7...
Presidenti francez Emmanuel Macron, tha se Franca do të luftojë me koronavirusin të paktën deri në mes të vitit të ardhshëm, pasi rastet atje kaluan shifrën mbi një milion.
Të premten, Franca regjistroi më shumë se 40,000 raste të reja dhe 298 vdekje. Shtetet e tjera duke përfshirë Rusinë, Poloninë, Italinë dhe Zvicrën gjithashtu shënuan ngritje të reja.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rritja e rasteve në Evropë erdhi në një moment kritik të luftës kundër virusit.
OBSH-ja bëri thirrje për veprim të shpejtë për të parandaluar mbingarkesën e shërbimeve shëndetësore.
Infeksionet ditore në Evropë janë dyfishuar në 10 ditët e fundit. Kontinenti ka shënuar një total prej 7.8 milionë rastesh dhe rreth 247,000 vdekje.
“Muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë dhe disa vende janë në një rrugë të rrezikshme,” u tha gazetarëve, shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Më shumë se 42 milionë raste të reja dhe 1.1 milion vdekje janë shënuar në gjithë botën./ REL
Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës të shtunën në mëngjes, duke vendosur në shënjestër kryesisht objekte ushtarake. New …
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e …
Më shumë se 12 000 njerëz kanë arritur në Britaninë e Madhe deri më tani këtë vit duke kaluar kanalin …
Presidenti amerikan Joe Biden, e ka shndërruar në ligj një dokument dypartiak për armët, çka përbën reformën më të madhe …
Akademia për Jetën e Vatikanit vlerësoi të premten vendimin e Gjykatës së Lartë të SHBA-së për abortin, duke thënë se …