Soros: Bota të mposhtë Putinin, agresioni në Ukrainë mund të jetë nisja e luftës së tretë botërore
Kriza në Ukrainë mund të shënojë fillimin e luftës së tretë botërore. Ky paralajmërim vjen nga miliarderi George Soros, i …
Kanali 7...
Presidenti francez Emmanuel Macron i tha të premten homologut të tij rus Vladimir Putin se Rusia duhet të respektojë sovranitetin e fqinjëve të saj, tha një zyrtar i presidencës franceze, ndërsa aleatët perëndimorë përpiqen të ulin tensionet mbi Ukrainën.
Të dy udhëheqësit ranë dakord gjithashtu gjatë një bisede telefonike se vendet e tyre do të angazhohen në diskutime diplomatike katërpalëshe, sipas formatit të Normandisë si pjesë e përpjekjeve për të zbutur tensionet, shtoi zyrtari.
“Presidenti Putin tha se ai do që të vazhdojë dialogun dhe se është e rëndësishme të punohet për zbatimin e marrëveshjeve të Minskut,” tha zyrtari francez, duke shtuar se zoti Putin theksoi se nuk donte që situata të përshkallëzohej.
Sipas Kremlinit, gjatë bisedës me zotin Macron, presidenti Putin tha se Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja nuk u kishin dhënë përgjigje kërkesave kryesore të Moskës për sigurinë lidhur me krizën në Ukrainë, por se pala ruse ishte e gatshme të vazhdonte bisedimet.
Ky është reagimi i parë i zotit Putin lidhur me përgjigjet e Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s ndaj kërkesave ruse./VOA
Kriza në Ukrainë mund të shënojë fillimin e luftës së tretë botërore. Ky paralajmërim vjen nga miliarderi George Soros, i …
Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, ka reaguar me akuza ndaj kryeministrit Edi Rama. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Vasili …
Sot në aktivitetin e organizuar në Kryeministri ku u nderua me medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”, komandanti i …
Negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë në fund të qershorit. ministri i jashtëm i …
Kremlini ka reaguar në lidhje me një shkëmbim të mundshëm të të burgosurve, mes Moskës dhe Kievit. Zëvendës …