Kanali 7...

“Mafia e plehrave nuk njeh limite”/ Vokshi: Zhupa dhe Këlliçi u kërcënuan, duhet të niste hetimi

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi reagoi pas denoncimit të demokratëve Ina Zhupa dhe Belind Këlliçi se janë dhunuar dhe kërcënuar në Sharrë. Përmes një postimi në “Facebook”, ajo tha se duhet nisur një hetim për këtë rast.

 

“#Mafja e #plehrave nuk njeh limite! Jo vetëm kanë penguar Inën dhe Belindin të publikojnë të vërtetat skandalozë se si abuzon #Rama me paratë e taksave tona, por pëdor edhe punëtorët që punojnë për të mbajtur familjet e tyre, për t’i kërcënuar. Skenë që duhet të trondiste tërë opinionin publik. Cfarë fshihet pas aferës dhjetëra milionë Euro të inceneratorëve? Nëse do kishim #organ #akuze të pavarur, jo vetëm do kishte nisur hetimi për aferën e #inceneratorëve, e do kishin përfunduar pas hekurave të gjithë abuzuesit, por do kishte nisur hetim edhe për ngjarjen e sotme: dhunën psikologjike, kërcënimin e bërë ndaj Ina Zhupës dhe Belind Këlliçit me qëllimin e vetëm pengimin e publikimit të të vërtetës.”

 

Zhupa dhe Këlliçi kishin shkuar për të filmuar një denoncim kundër inceneratorit të Tiranës në Sharrë, por janë ndaluar nga punonjësit e kompanisë.