Kanali 7...

Maliqi: Opozita merr 100 mandate në zgjedhje

Deputeti i opozitës, Lefter Maliqi ka një bindje të plotë se opozita do të korrë një fitore historike në zgjedhjet e prillit. Gjatë emisionit “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, Maliqi tha se opozita e bashkuar do të sigurojë deri në 100 mandate.

 

Por ai thotë se një sukses i tillë do të arrihet vetëm nëse të gjitha partitë opozitare garojnë së bashku dhe jo të ndara. Nëse ndodh kjo e fundit, sipas Maliqit, as vetë PD nuk fiton dot.

 

“Në përballje nuk fiton dot PD, por Opozita  e Bashkuar. Të jeni të bindur Opozita e Bashkuar me këtë zhgënjim që ka sot PS nga udhëheqja e Rilindjes dhe oligarkëve të saj që nuk kanë lidhje me strukturat e PS. Në qarkun e majtë të Beratit minimalja del 4 me 3 për Opozitën e Bashkuar, imagjinoni çfarë mund të ndodhë në Tiranë. Jam i bindur që fitorja e Opozitës së Bashkuar është shumë e madhe, 85-100 mandate për shkak të zhgënjimit të madh nga PS.”

 

Pyetjes se me kë do të garojë në zgjedhje, Lefter Maliqi nuk i jep dot një përgjigje të prerë.

 

“Kam kontakte me drejtuesit e Opozitës së Bashkuar, me Dukën, Kryemadhin, BAshën dhe parti të tjera të Opozitës së Bashkuar. Por unë po pres marrëveshjen parazgjedhore. Do të jetë një garë e fortë. PS mund të katandiset edhe forcë e tretë në zgjedhjet e ardhshme.”