Kanali 7...

Mandati i tretë duhet të fitohet nga Tropoja”/ Gjici ngacmon Nokën: Iku se në Kukës nuk merte më vota

“Mandati i tretë duhet të fitohet nga Tropoja”. Kështu ka deklaruar Drejtuesi Politik i Qarkut të Kukësit, Safet Gjici në një takim me strukturat e PS-së Tropojë. Gjici tha se qeveria shqiptare zonën e Tropojës në asnjë moment nuk e ka lënë jashtë vemendjes, edhe pse bashkinë e kanë drejtuar demokratët ndërsa përmendi edhe pesë fishimin e investimeve në të ardhmen sidomos në turizmin malor. 

Gjici u ndal edhe tek rezultati i votave që PS-ja Kukës arriti në 2017, nga 5 mijë vota  u rrit në 12 mijë, një arritje kjo, që PS në Kukës. nuk e kishte parë prej shumë vitesh. 

Gjici foli edhe për mos kandidimin në Kukës të Falmur Nokës që sipas tij e e kuptoi që me PD-në, në Kukës nuk mund të merrte më vota, e këtë e tregoi më së miri fushata e 2017.

Sakaq,Gjici paralajmëroi ndryshime që do të bëhën në postet drejtuese të institucioneve të Qarkut Kukës,pasi sipas tij  shumë prej tyre nuk janë lëvizur që 7 vjet, ndërkohë disa drejtorë nuk ju shërbejnë siç duhet qytetarëve, duke mos përjashtuar edhe disa të cilët kanë futur njerëz në pune kundrejtë një shume të caktuar parash.