Kanali 7...

Maqedonia e Veriut në gjëndje krize/ Ushtria në ndihmë të situatës së rëndë nga Covid

Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendjen e krizës për 30 ditë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit dhe rritjes së numrit të viktimave.

 

Ky vendim erdhi  pas propozimit në Këshillin e Sigurisë Kombëtare që drejtohet nga presidenti  Stevo Pendarovski.

 

Vendimi nënkupton përfshirjen e ushtrisë në aktivitetet e rendit, si dhe në ndihmë të institucioneve shëndetësore. Shpallja e gjendjes e krizës i lejon qeverisë të administrojë spitalet private, si dhe ndërmarrjet publike për të përballuar  situatën e krijuar nga koronavirusi.

 

Shtabi i Përgjithshëm i Qendrës së Menaxhimit të krizave pritet te prezantoje një Plan Veprimi me kufizimet e reja.

 

Maqedonia e ende nuk ka vendosur  një ”Lock-Down”, apo orë policore, duke e konsideruar si të panevojshme në këtë moment. Vendi është përballur ditët e fundit me rritjen e ndjeshme te rasteve të reja gjate një dite, por edhe të numrit të pacientëve që kanë humbur betejën me sëmundjen në spitale.