Kanali 7...

Marrëveshja për detin/ Presidenca-Ramës: O tyç gënjeshtar, Meta ishte në opozitë në 2009

Presidenca ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Edi Rama në drejtim të Ilir Metës se ishte i përfshirë në marrëveshjen e detit me Greqinë më 2009-ën.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi shprehet se kjo deklaratë vërtetoi edhe njëherë se Rama është mashtrues. Ai theksoi se në 27 prill të 2009-ës, kohë kur u nënshkrua marrëveshja në Tiranë, Meta ka qenë në opozitë.

“Asnjë surprizë nga Mister 1 Prilli, i cili vërtetoi edhe njëherë sot, para të gjithë shqiptarëve, se është një mashtrues ordiner, i cili gënjen pa hapur gojën, lëre më kur flet. Mister 1 Prilli pretendoi sot se Ilir Meta ka qenë një nga hartuesit e marrëveshjes për delimitimin e hapësirës detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. I kujtojmë këtij mashtruesi të pështirë se marrëveshja u nënshkrua në Tiranë në 27 prill 2009. O TYÇ GËNJESHTAR: Në 27 prill 2009, Ilir Meta ka qenë në opozitë. Mashtrimi është vesi i tij! Vesi del me shpirtin”, shkruan Blushi.