Kanali 7...

“Marrim kredi për të paguar taksat”/ Basha: Biznesi po shkon drejt rrënimit

Biznesi i vogël sipas kryedemokratit Lulzim Basha është në ditët më të këqija. Ai postoi në “Facebook”, historinë e Ardian Bojës, pronari i një biznesi artizanat. Ai ankohet se të gjitha paratë i shkojnë për taksa, madje ka marrë edhe kredi.

“Aktiviteti im përfshihet nga 12 taksa dhe tarifa. Kemi 8 vite që derdhim kontribute dhe paguajmë taksat të gjitha. Përkrah kësaj, qeveria ne nuk na ka ndihmuar fare. Duke filluar nga infrastruktura rrugore, që te ndriçimi rrugor që ne taksat i paguajmë vazhdimisht. Ne mbijetojmë domethënë nuk… këto kohët e fundit ne vetëm mbijetojmë. Nuk po bëjmë më asnjë lloj aktiviteti të rregullt. Marrim kredi për të paguar taksat.”

Basha deklaroi se për t’i dhënë fund kësaj situata duhet një ndryshim të menjëhershëm.

“Biznesi po vuan pasojat e rënda të krizës së pandemisë. Ndërsa ndihma ka munguar, biznesi vazhdon të paguajë taksa të cilat nuk i kthehen në shërbime. Biznesi po shkon drejt rrënimit dhe ka nevojë për një plan mbështetjeje. Koha nuk pret.”