Kanali 7...

Mashtrim 1.5 mln dollarë me naftën/ Arrestohet ish-drejtori i OST (EMRI)

Ish-Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Klodian Gradeci përfundoi në prangat e policisë.

Ai kërkohej nga autoritetet shqiptare sepse akuzohet se është pjesë e grupit të zyrtarëve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore që kanë kryer mashtrime me puset e naftës. Klodian Gradeci u arrestua teksa kthehej nga Turqia.

Për të Gjykata e Tiranës ka caktur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Mashtrimi i tyre i ka shkaktuar dëm 1.5 mln dollarë buxhetit të shtetit.