Kanali 7...

Mbushi makinën me karburant dhe u largua pa paguar/ Policia kap 32 vjeçarin, ishte i dehur

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 32 vjeçar i cili ka mbushur automjetin e tij me karburant dhe është larguar pa paguar.

 

Pas arrestimit të shtetasit policia ka konstatuar se 32 vjeçari drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 32 vjeç, pasi ka furnizuar automjetin me karburat, në një pikë karburanti, dhe është larguar pa bërë pagesën. Pas ndalimit nga Policia rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin, në gjëndje të dehur.