Kanali 7...

Më shumë se 12 000 emigrantë kanë kaluar kanalin anglez në vitin 2022

Më shumë se 12 000 njerëz kanë arritur në Britaninë e Madhe deri më tani këtë vit duke kaluar kanalin anglez me varka të vogla, sipas të dhënave të mbledhura.

 

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, të premten e datës 24 qershor 231 persona u kapën në pesë varka që kaluan Kanalin anglez.

 

Kjo e çon numrin e përgjithshëm të njerëzve që kanë mbërritur në vend gjatë këtij viti në 12 159.

 

Java më e ngarkuar për kalimet e Kanalit deri më tani këtë vit ka qenë 11-17 Prill, kur 1792 persona u sollën në breg, por periudha më e ngarkuar shtatëditore ishte 2076 persona që kaluan në shtatë ditët, deri më 19 prill.

 

Megjithatë, fluturimi i parë për në Ruandë, i planifikuar për 14 qershor, u anulua në minutën e fundit pas një urdhri nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.