Kanali 7...

“Me vaksinën, pandemia do të zbehet vetëm pas një viti”

“Ardhja e vaksinës është fillimi i fundit të pandemisë, nuk është fundi. Kjo do të thotë që pas një viti që do të kemi vaksinën të disponueshme, do të shohim rënie të konsiderueshme të pandemisë”.

 

Kjo u deklarua nga drejtori ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) Guido Rasi.

 

 “Në fillim nuk do të jetë e mundur të bëhet pa maska ​​dhe distancim social – shpjegoi ai. – Do të jetë e mundur të bëhet pa to kur të kemi të dhënat e para mbi efektivitetin e vaksinës”.Do të jetë e nevojshme të vlerësohet “përbërja midis efikasitetit dhe rendimentit në praktikë reale, kur do të shohim se sa njerëz i përgjigjen vaksinës, sa intensive është dhe sa zgjat. Do të duhen të paktën gjashtë muaj për t’u kuptuar”.

 

Por kur do të jetë gati vaksina?

 

“Është shumë e vështirë, pothuajse e pamundur, të kemi gati vaksinën brenda 2020. Unë do të thoja që viti i vaksinës do të jetë 2021 dhe shpresojmë të jetë viti i vaksinave, më shumë se një,” tha Rasi për median italiane Sky TG24.“Ne tashmë kemi dy në fazën e para-vëzhgimit, atë që ne e quajmë rishikim, dhe ndoshta një e treta do të mbërrijë javën tjetër. Nëse gjithçka shkon mirë – shpjegoi Rasi – në muajt e parë të 2021 mund të ketë tre vaksina të aprovuara nga EMA. Por gjithçka duhet të shkojë mirë, çdo goditje e vogël na prish punë dhe mund të na vonojë”.