“Abazoviç bëri histori”/ Berisha rendit dy momentet që sollën rrëzimin e qeverisë të Malit të Zi
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi. Në një postim …
Kanali 7...
Kyetari i PR, Fatmir Mediu teksa foli në aktivin e Partisë Republikane në Tiranë deklaroi se kur Rama erdhi në pushtet, Shqipëria ishte vend anëtar i NATO-s falë lidershipit të z.Berisha dhe angazhimit të të gjithë qeverisë për të luftuar krimin dhe falë reformave ekonomike dhe institucionale e po ashtu, kishin arritur liberalizimin e vizave me BE.
Por Rama, sipas kryerepublikanit, mohoi dhe shkatërroi çdo gjë, duke bërë që Europa të jetë një ëndërr e largët dhe pushteti i shqiptarëve, u mor peng nga krimi dhe korrupsioni.
Megjithatë sipas Mediut,, PR dhe opozita nuk mund të mjaftohet vetëm duke treguar sesa keq është sot vendi!
Duhet të rindërtojmë besimin, duke garantuar pjesëmarrjen reale të vlerave politike dhe njerëzore të historisë të së djathtës dhe sidomos rinisë, e cila duhet të ndërtojë shtetin europian me një platformë të qartë dhe me pjesëmarrje në parlament e qeveri.
Mediu shtoi se brenda mandatit të parë të qeverisë opozita duhet ta bëjë Shqipërinë vend anëtar të BE-së dhe mbi të gjitha në vend të urrejtjes, përbuzjes e përçarjes, të ndërtojmë dashurinë, respektin dhe besimin e shqiptarëve drejt qëllimeve të mëdha që kemi nisur.
Nuk kemi asnjë rrugë tjetër veçse të përballemi me të keqen, krimin, korrupsionin, largimin masiv nga Shqipëria, papunësinë dhe varfërinë në çdo skaj të Shqipërisë, në çdo qendër votimi. “Shpresa është te rinia! Pa shpresë një komb pushon së egzistuari!”- theksoi Mediu në fjalën e tij.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për rrëzimin e qeverisë së Malit të Zi. Në një postim …
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka hedhur një sërë akuzash ndaj Qeverisë në lidhje me rritjen e çmimeve. …
Kuvendi i Malit të Zi votoi pro rrëzimit të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Dritan Abazoviç. Seanca maratonë e debateve …
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka vizituar ditën e sotme Ukrainën, ku është takuar me Presidentin Volodymir Zelensky. …
Bashkëpunëtorët dhe të favorizuarit e ish-sigurimit të shtetit, janë dy kategori të pamjaftueshme për t’i përjashtuar nga kandidimi, zgjedhja apo …