Medvedev: Lufta e Tretë Botërore nëse NATO pushton Krimenë
“Çdo përpjekje për të pushtuar Krimenë do të përbënte një shpallje lufte kundër Rusisë”. Deklarata e forte u be …
Kanali 7...
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu mblodhi në një takim strukturat e njësisë administrative numër 1 në Tiranë. Ai u shpreh i sigurt se gjatë zgjedhjeve të prillit, PR do të korrë sukses, veçanërisht në qarkun e Tiranës.
“Gjallërimi I strukturave të Partisë Republikane në këtë njësi me antëarë të rinj, në përbërje dhe moshë, tregon qartë që Partia Republikane e ka të garantuar suksesin e saj në qarkun e Tiranës.”
Mediu deklaroi se pjesë e opozitës duhet të jenë edhe të rinjtë që kanë mbaruar studimet në Shqipëri apo jashtë saj, si edhe profesorët e tyre. Sipas tij, përgjegjësia kryesore e të djathtës është që të largojë kryeministrin Edi Rama nga pushteti.
“Sot e djathta ka një përgjegjësi të madhe, jo thjesht për të larguar regjimin e korruptuar të Rilindjes së Edi Ramës, por për ta kthyer Shqipërinë drejt rrugës europiane dhe të garantojë mundësinë e antarësimit në BE gjatë mandatit të saj qeverisës mbas 25 prillit.”
Fatmir Mediu garantoi se me ngjitjen e opozitës në pushtet, do të ketë një zhvillim ekonomik më të qëndrueshëm, do të ketë më shumë të punësuar dhe do të ndalohet largimi masiv i shqiptarëve.
“Çdo përpjekje për të pushtuar Krimenë do të përbënte një shpallje lufte kundër Rusisë”. Deklarata e forte u be …
Kryetar i Grupit Parlamentar i PS, Taulant Balla ndodhet në Rumani ku ka zhvilluar një takim me kryetarin e Dhomës …
Një udhërrëfyes shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën paralajmëroi komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Verhelyi, në …
I dërguri i posacëm i bashkimit evropian për dialogun Prishtinë-Beograd ka vizituar këtë të hënë Kosovën, ku është takuarme kryeministrin …
Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe që të vijnë …