Kanali 7...

Mediu: Të mos e lejojmë Ramën të na trajtojë si qenie pa vlerë

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu u bëri apel qytetarëve që t’i japin vendin që meriton kryeministrit Edi Rama.

 

Në një takim që ai zhvilloi këtë të hënë me strukturat në Rrogozhinë, nuk munguan sulmet ndaj qeverisë.

 

Mediu deklaroi se bujqësia nuk gëzon mbështetjen e qeverisë dhe se çdo i ri po detyrohet të largohet për shkak të papunësisë.

 

“Regjimi i korruptuar i Edi Ramës mund të mposhtet kur të gjithë të bashkohen me çdo qendër votimi, për të mbrojtur votën dhe të mos pranojmë që Rama të na trajtojë si qënie inferiore dhe pa vlerë. Përbuzja e tij karshi shqiptarëve, lidhjet me korrupsionin dhe krimin po e kthejnë Shqipërinë në kohët e egra të një diktature të re”, u shpreh Fatmir Mediu.