Rama për median franceze: Procesi i integrimit në BE si pilulë kundër depresionit
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për France 24, ndërsa një ditë më parë u mbajt samiti i BE-së, …
Kanali 7...
Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar ka reaguar menjëherë pas denoncimit të bërë nga Partia Demokratike se në shkollën “Emin Duraku” janë infektuar me COVID 8 mësues, ndërsa janë karantinuar 20 të tjera.
Përmes një njoftimi të publikuar në “Facebook”, drejtoria në fjalë informon se mësimi po vijon normalisht dhe se mësuesit e prekur me koronavirus janë zëvendësuar, në mënyrë që procesi mësimor të vijojë pa ndërprerje.
“Në lidhje me shkollën 9-vjeçare “Emin Duraku” në kryeqytet, dëshirojmë t’ju informojmë se mësimi në këtë shkollë po vijon normalisht. Për shkak se disa mësues kanë rezultuar me COVID-19 dhe disa të tjerë janë karantinuar, nga ana e DPAP dhe zyrës arsimore vendore Tiranë janë marrë masat e menjëhershme për zëvendësimin e tyre në mënyrë që mësimi të vijojë pa ndërprerje. Njëkohësisht, është shtuar edhe numri i psikologëve për të qenë sa më pranë nxënësve e mësuesve me shërbimin psiko-social.”
Sa i përket dezinfektimit, theksohet se është kryer 3 herë gjatë gjithë javës së shkuar.
“Ndërkohë, procesi i dezinfektimit në këtë shkollë është kryer 3 herë gjatë gjithë javës së shkuar, teksa dezinfektimi më i fundit është realizuar ditën e djeshme. Duam të sigurojmë prindërit e të gjithë opinionin publik se ne po punojmë intensivisht që jo vetëm në këtë shkollë por në të gjithë vendin, ambientet e shkollave tona të jenë të sigurta, me higjienizim të vazhdueshëm, me masa që respektohen e me nivel të lartë ndërgjegjësimi nga ana e nxënësve, mësuesve dhe gjithë stafit të shkollave.”
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për France 24, ndërsa një ditë më parë u mbajt samiti i BE-së, …
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të …
Gjermania e hoqi nenin për ndalimin e reklamës së abortit. Falë vendimit të sotëm në Bundestag, rehabilitohen edhe mjekët e …
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar si “dështim të plotë” samitin Bashkimi Evropian (BE) …
Analisti nga Maqedonia e Veriut Albert Musliu ka folur ditën e sotme, i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në …