Kanali 7...

Meta i përgjigjet Bashës: Ka përgjegjësi madhore për kapjen e shtetit!

Presidenti Ilir Meta vlerëson se djegia e mandateve dhe zerimi i opozitës në pushtetin lokal janë ndër aktet më skandaloze. Për kreun e shtetit, këto akte shpejtuan dhe ndihmuan në kapjen e shtetit.

 

Në një intervistë pë median kosovare, Meta sulmoi edhe kryedemokratin Lulzim Basha, për të cilin tha se ka përgjegjësi madhore që nuk iu shmanget dot.

 

“Djegia e mandateve dhe zerimi i opozites ne pushtetin vendor jane nder nga aktet me skandaloze dhe me te renda qe tronditen themelet e shtetit ligjor dhe demokracine.Kjo eshte nje fature shume e rende e opozites aktuale ne Shqiperi.Keto akte e ndihmuan dhe e pershpejtuan kapjen totale te shtetit. Megjithate opozita se shpejti shpresoj te marre ne dore rolin qe i takon. Sa i takon Bashes dhe deklaratave te tij per Trekendeshin e Bermudes, ai shquhet jo vetem per lapsuse ne matematike, por se fundmi edhe ne gjeometri. Z.Basha ka kater pergjegjesi madhore per kapjen totale te shtetit nga Rilindja, te cilave ai nuk mund t’iu shmanget dot. Basha me kot i shmanget, por nuk i shpeton dot katërkendëshit te pergjegjesive te tij madhore”, tha Meta.