Kanali 7...

Meta: Kanabisi i shumëfishuar në vite zgjedhore, përdoret për të blerë vota

Presidenti Meta e konsideron mbjelljen e kanabisit në vitë zgjedhore si një traditë sipas tij të njohur përftimi nga grupet kriminale.

Këto grupe, shton Presidenti marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por e përdorin kanabisin edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale.

Meta shkruan më tej se bosët e vërtete të drogës nuk preken ndërsa thjesht për statistika arrestohen grad he burra të moshuar që në fakt janë vetëm punëtore.

Kreu i shtetit e shoqëron këtë shkrim në facebook edhe me një artikull mbi këtë cështje në një gazetare.

 

Shpërthimi i kanabisit në vit zgjedhor është traditë e njohur tashmë për t’u përdorur si mjet përfitimi për grupet kriminale që marrin përsipër kontrollin elektoral të qarqeve të caktuara por edhe si mjet shantazhi ndaj shumë hallexhinjve që në mungesë të mbështetjes shtetërore për aktivitetet bujqësore, blegtorale, të agrobiznesit dhe agroturizmit janë të detyruar të bëhen punëtorë të këtyre grupeve kriminale.

Bosët e vërtetë kurrë nuk preken por shpesh për të prodhuar statistika fiktive, arrestohen gra dhe burra të moshuar si grup i strukturuar kriminal.