Kanali 7...

Meta: Pas 25 prillit të gjitha kushtet për integrimin do të plotësohen rrufeshëm

Presidenti Ilir Meta reagoi pas thirrjes së disa zyrtarëve të huaj, mes të cilëve edhe Oliver Varhelyi, për mazhorancën që të presë Komisionin e Venecias për Kodin Zgjedhor.

 

Meta i falenderoi në “Facebook” për mbështetjen që japin ndaj Shqipërisë për integrimin. Ai garantoi se pas 25 prillit, të gjitha kushtet që kërkohen për negociatat do të plotësohen.

 

“Falenderoj miqtë e vërtetë të Shqipërisë, që duan çeljen sa më parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nuk duan të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut, për durimin e tyre dhe këshillat e sinqerta. Shpresoj shumë që ato të dëgjohen me mençuri deri të enjten. Por i siguroj miqtë tanë të sinqertë ndërkombëtarë se kohës së injorimit të kushteve dhe standardeve për integrimin do t’i vijë fundi, në çdo rast, në 25 prill 2021. Pas kësaj date të gjitha kushtet do plotësohen rrufeshëm, me qëllim që Shqipërinë europiane ta ndërtojmë këtu dhe sëbashku!  Në 25 prill 2021, do fillojë EPOKA E RE E SUNDIMIT TË POPULLIT, që do të sjellë edhe SUNDIMIN E LIGJIT në Shqipëri. 🇦🇱🇪🇺