Rama për median franceze: Procesi i integrimit në BE si pilulë kundër depresionit
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për France 24, ndërsa një ditë më parë u mbajt samiti i BE-së, …
Kanali 7...
Presidenti Ilir Meta priti në zyrë ambasadoren e re të Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq.
Përmes një postimi në “Facebook”, Meta zbardhi temat e diskutuara mes tyre.
Edhe në këtë takim, kreu i shtetit nuk la pa sulmuar mazhorancën për reformën zgjedhore.
“Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira tradicionale dhe politike me Francën dhe e falënderova për mbështetjen e pakursyer e të sinqertë të dhënë në avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian. Theksova se vendimi politik i Këshillit Europian i marsit për çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është një mundësi historike për përparimin drejt Bashkimit Europian. Vura në dukje se, fatkeqësisht, Shqipëria është ende shumë larg përmbushjes së kushteve që kërkohen për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, pasi kushti i parë kyç, reforma zgjedhore konsensuale, që do duhet t’i paraprijë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, u prish në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca me ndryshimet e njëanshme të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.”
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për France 24, ndërsa një ditë më parë u mbajt samiti i BE-së, …
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të …
Gjermania e hoqi nenin për ndalimin e reklamës së abortit. Falë vendimit të sotëm në Bundestag, rehabilitohen edhe mjekët e …
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar si “dështim të plotë” samitin Bashkimi Evropian (BE) …
Analisti nga Maqedonia e Veriut Albert Musliu ka folur ditën e sotme, i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në …