Kanali 7...

Meta takon Di Maion: Italia na mbështet në rrugën e integrimit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dhe ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio zhvilluan këtë të premte një takim. Meta vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Italia gjatë pandemisë si edhe për rindërtimin pas tërmetit. Po ashtu, kreu i shtetit tha se fqinjët e mbështesin Shqipërinë edhe në procesin e integrimit.

“Ne vlerësojmë rolin proaktiv të Italisë në mbështetjen e perspektivës europiane të Shqipërisë dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm për të përmirësuar integrimin e vendit tonë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi në Bashkimin Europian. Shqipëria ka përpara saj përmbushje të domosdoshme të kushteve të funksionimit të shtetit demokratik: zgjedhje të lira dhe të ndershme, funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, liria e medias.”

Nga ana tjetër, Ilir Meta kërkoi një prani më të madhe të investitorëve seriozë italianë në sektorë strategjikë të ekonomisë shqiptare.