Rama për median franceze: Procesi i integrimit në BE si pilulë kundër depresionit
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për France 24, ndërsa një ditë më parë u mbajt samiti i BE-së, …
Kanali 7...
Përplasja mes mazhorancës dhe Presidentit sa vjen e thellohet. Duket se lufta e deklaratave do të bëhet edhe më e ashpër me afrimin e zgjedhjeve parlamentare.
I ftuar në studion e lajmeve në “Vizion Plus” këtë të premte, deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti qartësoi se mazhoranca do të rrëzojë menjëherë kthimin në Kuvend për rishqyrtim të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor nga ana e presidentit Ilir Meta.
“Qendrimi i kësaj mazhorance ka qenë i qartë që ditën kur në Parlament votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ne presim që Presidenti i Republikës ta rikthejë për rishqyrtim ligjin. Ju sigurojë që në emër të mazhorancës ne do ta fusim në procedurë parlamentare menjëherë dekretin e Presidentit. Në Komisionin e Ligjeve dhe seancën plenare ne do të vendosim njëzëri rrëzimin e tij. Kemi analizur një për një të gjitha pretendimet e atij materiali që Presidenti sot ka bërë me dije për të gjitha mediat.”
Deklaratën e kreut të shtetit se kushdo që vjedh votat duhet t’i pritet dora, Shameti e konsideroi një metaforë.
“Une e rishikoj si metaforë nga ana e Presidentit. Nuk e di çfarë do të ndodhte nëse do të kishim një ligj të tillë dhe t’i jepnin një fuqi prapavepruse që nga viti 2001, atëherë do të ishte çudia më e madhe.”
I pyetur lidhur me përgatitjen e një ligji të ri për Presidentin, Shameti tha se javën tjetër, në Kuvend priet të depozitohen të dyja nismat ligjore: ndryshimet kushtetuese dhe ligji organik.
“U vura në dijeni edhe nga qëndrimi që Presidenti kishte mbajtur jo vetëm për kthimin e Kodit Zgjedhor, por i kishte përcjellë Komisonit të Venecias një kërkesë nga ana e Bashës, ku paraqiten pretendimet për ndryshimet që ne i kemi hartuar njëzëri në Kodin Zgjedhor. Ju siguroj që në vijim dhe në respekt të qëndrimit që Komisioni i Venecias pati në opinionin e fundit që kishin të bënin me dy ligje: statusin e gjyqtarëve e prokurorëve dhe nismë ligjore në lidhje me shmangien e bllokimit të betimi të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Javën që vjen ne kemi përgatitur të dy nismat, si atë të ndërhyjes në kushtetutë për të reflektuar opinionin e Venecias, ashtu dhe bërjen e ligjit organik që është i domosdoshëm edhe në frymën e zbatimit kushtetues për Presidentin. Ju siguroj që nuk është ligj privilegjesh. Ky do të jetë një ligj që do të përcaktojë në mënyrë të qartë aparatin e kontrollit dhe balancën e institucioneve, duke pasur parasysh më së miri që Shqipëria është një Republikë Parlamentare. Jam shumë optimist që javën tjetër do të kemi të depozituar në Kuvendin e Shqipërisë të dyja nismat ligjore: ndryshimet kushtetuese dhe ligjin organik.”
Sipas tij, ligji i ri nuk do të prekë kompetencat e Presidentit, por do të shmangë çdo konflikt.
“Nuk preket asnjë kompetencë e Presidentit, por do të bëhet përshkrimi i saktë dhe shmangia e çdo lloj konflikti nga ato më banale që kanë ndodhur që nga marrja e detyrës së Presidentit nga presidenti aktual e deri në ditët e sotme, në mënyrë që në të ardhmen të mos kemi asnjë lloj konflikti institucional mes palëve në një sistem demokratik.”
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për France 24, ndërsa një ditë më parë u mbajt samiti i BE-së, …
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në vendin tonë, Yuri Kim, ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të …
Gjermania e hoqi nenin për ndalimin e reklamës së abortit. Falë vendimit të sotëm në Bundestag, rehabilitohen edhe mjekët e …
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka cilësuar si “dështim të plotë” samitin Bashkimi Evropian (BE) …
Analisti nga Maqedonia e Veriut Albert Musliu ka folur ditën e sotme, i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në …