Kanali 7...

Micotakis: Haga, zgjidhja më e mirë. Kryeministri grek fton edhe Turqinë të ndjekë të njëjtën rrugë

Kryeministri grek Kiriakos Micotaqis ka reaguar për herë të parë pas deklaratave të kryediplomatëve Edi Rama dhe Nikos Dhendhias në Tiranë, se marrëveshja e detit do të vuloset në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.

KIRIAKOS MICOTAKIS , KRYEMINISTER I GREQISE :

Diskutimet tona me Shqipërinë po shkojnë në drejtimin e duhur, ku kemi rënë dakord që meqenëse nuk mund të zgjidhim mosmarrëveshjet tona rreth caktimit të kufijve të Zonave Detare, ne jemi të gatshëm t’i drejtohemi Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo është mënyra se si shtetet serioze dhe të përgjegjshme zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre. Me fjalë të tjera, ne po provojmë, në praktikë, se me një udhëzues mbi të gjitha të drejtat ndërkombëtare, Ballkani dhe Mesdheu Lindor mund të bëhen zona të paqes dhe stabilitetit.

Micotaqis tha një mesazh edhe për presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, duke e ftuar edhe Ankaranë të zgjidhë mosmarrëveshjet me gjuhën e dialogut në instancat ndërkombëtare.

Edhe Turqia ka një vend, nëse dëshiron. Për sa kohë që Ankaraja zyrtare mund të ndajë të njëjtat rregulla, të njëjtën logjikë të imponuar nga marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe respektimi i ligjit ndërkombëtar.

Ai u bën thirrje shteteve evropiane të ndalojnë shitjen e pajisjeve ushtarake në Turqi.