Kanali 7...

Mike Pompeo, pjesë e Forumit Ballkanik kundër Antisemintizmit që do të organizohet në Shqipëri

Sekretari Amerikan i Shtetit do të jetë pjesë e Forumit Ballkanik kundër Antisemintizmit që do të mbahet në 28 tetor në Shqipëri.

 

Ambasadorja amerikane përshëndeti pjesëmarrjen dhe bëri me dije se Pompeo do të mbajë fjalimin kryesor në Forum.

 

Yuri Kim theksoi se Shqipëria mbrojti hebrenjtë kur askush tjetër nuk e bënte gjatë Luftës së Dytë Botërore. Sot Parlamenti votoi unanimisht një rezolutë për të miratuar përkufizimin e antisemintizmit.