Finalja e Konferencë Ligës, nis hyrja e tifozëve në stadium
Tre orë para fillimit të ndeshjes, pranë stadiumit të Air Albania janë afruar tifozët e Feynoord dhe Romës. Mësohet …
Kanali 7...
Edhe 4 pikë për të rikthyer titullin në shtëpinë kuqezi. Milani sheh gjithnjë e më shumë finishin e shumëpritur pas 11 vitesh. Kuqezinjte mposhtën 3 me 1 në transferte Veronën duke rikther avantazhin plus 2 kundrejt Interit, tashmë me vetëm 2 takime të mbetura deri në fund. Këtë herë nuk ka më fatal Verona për skuadrën kuqezi, ashtu sikurse kishte ndodhur në 1973 dhe 1990 kur kjo skuadër I hiqte titujt në kampionat Milanit.E megjithatë një frike fillestare për skuadrën e Piolit qe, ndonëse e nisën ndeshjen shumë mirë dhe panë ti anullohej një gol I Tonalit shtuar disa raste shumë të mira të Kalabrias, Leaos dhe Krunic. Pastaj goli I Veronës me autor Faraonin që heshti gjysmën e stadoiumit “Bentegodi” të veshur kuqezi. E megjithatë reagimi I Milanit ishte I bukur me protagonist të madh dyshen Leao-Tonali. I pari bën gjithcka do në fashon e majte ndërsa Tonali shtyn topin në rrjetë. Skema është e tillë edhe në startin e pjesës së dytë, sërish me të njëjtën protagoniste. Dygolesh I Tonalit në 22 vjetorin e lindjes.Gol që I preu gjunjet Verones që ishte vetëm një herë kercënuese me Faraonin, përpara se Milani të humbte dy raste me Leaon dhe Kalabrian. Pikërisht zëvëndësuesi I kapitenit, Florenci mbyll llogarite me golin e trete në minute e 88 duke I dhënë jete festes së Milanit në këtë transfertë. Tanime në dy takimet e fundit Milan do të luajë të gjithë sezonin pasi fillimisht pret Atalanten dhe më tej luan në transferte me Sasuolon. Titulli i 19 është vertet një hap larg.
Tre orë para fillimit të ndeshjes, pranë stadiumit të Air Albania janë afruar tifozët e Feynoord dhe Romës. Mësohet …
E sotmja do të jetë një natë festë në Romë. Edhe pse pjesa më ultrase e fansave është zhvendosur …
Tirana është në qëndër të vëmendjes së opinionit sportive europian këtë të mërkurë. Në stadiumin tonë kombëtar do të …
Katër tifozë italianë dhe holandeze janë aktualisht të shtruar në spital si pasojë e incidenteve të rënda të mbrëmjes së …
Tirana kaloi nje nate te veshtire ne rruget e saj si pasoje e sjelljes huliganiste te tifozeve te saj. Perplasjet …