Kanali 7...

Milani vuan, por kalon falë penalltive në çerekfinalet e Kupës

Milani ka marrë një kualifikim me vuajte për çerekfinalen e Kupës së Italisë. Ndonëse kuqezinjtë tre ditë më parë mposhten lehtësisht Torinon në ndeshjen e vlefshme për kampionat, kësaj here iu desh suksesi tek gjuajtjet e penalltive, për të mposhtur “demat”.

Sa i përket takimit, Me Zlatan Ibrahimovic të kthyer titullar, por dhe me ndryshime të mëdha sa i takon formacionit, Milani e pati të vështirë të organizohej në pjesën e parë, ku rastet  ishin të pakta.

Me fillimin e të dytës, pas ndryshimeve të bëra nga Pioli, kuqezinjtë morën nën kontroll lojën dhe provuan disa herë për të zhbllokuar rezultatin, por ishin të pafat. Rastet më të pastra u regjistruan me anë të Dalot dhe Calabria të cilët goditën shtyllën.

Por koha e rregullt si dhe më pas shtesat nuk mjaftuan për të nxjerrë një fitues nga ky takim. Të dyja skuadrat iu drejtuan penalltive, ku kuqezinjtë ishin më të saktë në ekzekutimin e tyre.

Meritë e veçantë shkon për portierin Tatarusanu i cili priti gjuajtjen e Rincon për t’i dhënë më pas shansin Calhanoglu që të jepte goditjen finale dhe të priste biletën për në raundin tjetër. Tashme në çerekfinale të kupës, mund të luhet një derbi mes Milanit e Interit nëse këta të fundit mposhtin Fiorentinen ditën e sotme.