Kanali 7...

Miliona turistë në ishullin e Kinës/Provinca jugore e hainan priti 9.6 milione vizitore ne tetor

Provinca jugore në Kinë, Hainan, ka pritur miliona turistë gjatë muajve të fundit. Pavarësisht faktit që shumë vende në botë janë nën masa të rrepta kufizuese për shkak të pandemisë, ky vend për 6 muaj rresht nuk ka patur asnjë rast me Covid-19. Ky fakt, ka bërë që shumë turistë ti drejtohen kësaj province, e njohur ndryshe si “Hawaii i Kinës”.

Individët të cilët kalojën pushimet në Hainan, shprehen se është një botë tjetër surreale, në kontrast me pjesën tjetër të vendit me skena të zymta spitali, restorante të mbyllura dhe karantinë kudo.

Prurjet e turistëve vetëm gjatë tetorit arritën deri në 9.6 milion, sipas të dhënave zyrtare ku edhe kaluan shifrën e një viti më parë, periudhë para pandemisë. Rritja e shpejtë e turizmit në këtë vend, tregon se sektori i konsumit në Kinë, mund të jetë duke e hedhur pas goditjen e tij të shkaktuar nga virusi, pasi mbyllja e shumë kufijve ndërkombëtarë i shtyn njerëzit të frekuentojnë vende të tilla si Hainan.

Turistët shprehen se qëndrimi në këtë ishull, pa asnjë kufizim dhe distancë fizike, i bënë të mos dëshirojnë më të kthehen në jetën e re normale, me rregulla drakoniane të Covid-19.