Shqiptarët kërkojnë deputetin e tyre në parlamentin serb; sot Shaip Kamberit i duhen 610 vota
Banoret e Ternovcit te Madh, ne Bujanoc, u jane drejtuar serish kutive te votimit per te pesten here, per te …
Kanali 7...
Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias vizitoi këtë të premte Prishtinën.
Ai u prit në aeroportin “Adem Jashari” nga homologia kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla. I pyetur nëse Greqia do të njohë Kosovën shtet, Dendias u përgjigj shkurt:
NIKOS DENDIAS
MINISTER I JASHTEM I GREQISE
“Nuk është çështje shprese, por një çështje e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve. Ne jemi fqinj dhe jemi shumë të interesuar për Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu për paqen dhe stabilitetin në rajon.”
Dendias u takua me kryeministrin Avdullah Hoti. Pas takimit me anë të një postimi në Tëitter, ministri i jashtëm grek theksoi se temë e bisedimeve ishin zhvillimet në ballkanin perëndimor, dhe dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian. Ndërsa kryeministri Hoti sqaroi se takimi me Dendias ishte i shkëlqyer. Hoti u shpreh në Tëitter “se kjo vizitë e ministrit grek, është një hap tjetër i thellimit të marrëdhënieve ekonomike dhe politike të të dy vendeve”.
Dendias zhvilloi një takim edhe me kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmanin.Greqia ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Pas Kosovës Dendias udhëtoi drejt Serbisë, ku pritet të takohet me presidentin Aleksandër Vucic.
Banoret e Ternovcit te Madh, ne Bujanoc, u jane drejtuar serish kutive te votimit per te pesten here, per te …
Grupi Parlamentar i PS, permes Kryetarit Taulant Balla ka paraqitur një projekt-rezolutë për përkujtimin dhe nderimin e viktimave të gjenocidit …
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, aktualisht, nuk ka. Ai i bëri komentet …
Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë humbën jetën në jug të vendit, mëngjesin e të mërkurës herët …
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut pati të hënën përplasje fizike midis kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, …