Kanali 7...

Ministri i jashtëm grek vizitonTiranën, zbardhet axhenda

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias, do të vizitojë të martën Shqipërinë, ku do të takohet me udhëheqësit politikë.

Fillimisht, ai do të takohet me ministrin e Jashtëm, Gent Cakaj. Diskutimet do të përqendrohen në çështjet me interes dypalësh, evropian dhe rajonal. Në fokus do të jetë marrëdhënia greko-shqiptare, zhvillimet në rajonin e Mesdheut Lindor dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.

Më pas, ministri i Jashtëm do të pritet në vijimësi nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i vendit, Ilir Meta.

Gjatë vizitës së tij, ai do të zhvillojë gjithashtu bisedime me kryedemokratin Lulzim Basha, Vangjel Dulen, si dhe me disa biznesmenë grekë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri.

Në fund të vizitës së tij, ministri do të takohet me Anastas Janullatos.