Takimet e Stoltenberg me Kurtin dhe Vuçiç/ Reagon Berisha: Angazhimi i NATO-s, jetik
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për deklaratat dhe takimet e sekretarit të Përgjithshëm të Nato-s, Jens Stoltenberg …
Kanali 7...
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë se grupet ilegale serbe janë duke bërë përpjekje për të penguar punën e autoriteteve të Kosovës.
Ai i ka bërë këto deklarata teksa ka komentuar sulmin e së shtunës ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Komunat në veri të Kosovës, si Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, janë të banuara me shumicë serbe.
Sipas Policisë, njësiti për mbikëqyrjen e kufirit në Zubin Potok është sulmuar 10 herë me armë zjarri teksa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit, por nuk ka të plagosur.
Sveçla ka thënë se Policia ka qenë duke kryer kontrollin rutinor në këtë liqen.
“Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policorë për t’i penguar, ose për t’i vrarë ata”, ka thënë Sveçla në një postim në Facebook.
Sipas ministrit, grupet ilegale serbe “tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe”.
Ai ka thënë se autoritetet nuk do të zmbrapsen nga kryerja e detyrave të tyre, “pavarësisht çdo sulmi të organizuar apo orkestruar nga kriminelë që ju pengon puna jonë në çdo cep të Republikës së Kosovës”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për deklaratat dhe takimet e sekretarit të Përgjithshëm të Nato-s, Jens Stoltenberg …
Presioni i vendeve të KUINT-it për njohjen e Kosovës para takimit në Bruksel, me sa duket po e shtyn Serbinë …
Në shtator dosjet e ish bashkëpunëtorëve të regjimit komunistë do të rindezin debatin mes mazhorancës dhe opozitës. Partia Socialiste …
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi ligjin për klimën dhe inflacionin. Paketa prej 740 miliardë dollarësh konsiderohet më e madhja …
Opozita shtroi sot pyetjet e rradhes per inceneratorin e Fierit. Jane 30 milione euro, qe sipas partise demokratike, jane …