Kanali 7...

MIOKARDI DHE HEMOFILI PAS VAKSINIMIT ,PFIZER PËRGJEGJËSE PËR PROBLEMET E ZEMRËS

Një studim i Qendrës Amerikane të Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve zbulon se vaksina Pfizer është përgjegjëse për problemet e zemrës të shfaqura te të rinjtë. Rastet e miokardit i përkasin kreysisht  grupmoshës 12-24 vjec. Një efekt tjetër anësor covid është raportuar në Itali ku katër banorë të një zone rezultuan me sëmundjen autoimmune të hemolfilisë.

Rreziku për të pësuar miokardit pas vaksinimit kundër Covid-19 është afërsisht 133 herë më i madh sesa shifra e deklaruar nga institucionet zyrtare. Kjo sipas studimit më të fundit të publikuar më 25 janar 2022 në Revistën e Shoqatës Mjekësore Amerikane, JAMA.

Studimi, i udhëhequr nga ekspertë të Qendrës së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve në SHBA, sëbashku me disa universitete dhe spitale amerikane shqyrtoi efektet anësorë të vaksinimit me Pfizer/ BioNTech dhe Moderna. Të dhënat u siguruan nga sistemi VAERS i CDC-së, i cili është përgjegjës për raportimin e efekteve anësore postvaksinale.

Studiuesit morën në shqyrtim 1626 raste të miokarditit dhe rezultatet treguan se injeksioni i Pfizer-BioNTech ishte përgjegjës për një numër të lartë rastesh me miokardit. Rastet u shfaqën kryesisht te djemtë e grupmoshës 12 deri në 24 vjeç, pas injektimit të dozës së dytë. Shqetësusese për studiuesit është fakti se 96% e rasteve u shtruan në spital pasi përjetuan forma serioze të inflamacionit të zemrës.

Duke pasur parasysh numrin e lartë të studimeve që konfirmojnë një lidhje midis vaksinimit dhe miokarditit, CDC ka filluar mbikëqyrjen aktive të adoleshentëve dhe të rinjve.  Ekspertët e shëndetësisë po monitorojnë shfaqjen e problemeve në zemër pas injektimit të dozave.

Autorët e studimit vënë në dukje se miokarditi është një “ngjarje anësore e rrallë, por serioze që mund të ndodhë pas vaksinimit anticovid”.

Ndërkohë, një tjetër efekt anësor i vaksinës për covid është identifikuar në provincën e Reggio Emilia, në Italinë Veriore. Bëhet fjalë për hemofilinë e fituar A, një sëmundje e rrallë autoimmune, e cila është hasur në 4 banorë të kësaj zone pas vaksinimit Covid-19. Rastet u zbuluan në tetë muajt e parë të nisjes së fushatës së vaksinimit. Mjekët janë shprehur se vëzhgimi i pazakontë i katër rasteve me hemofilinë mund të jetë me interes dhe mund të rrisë ndërgjegjësimin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor ndaj një ndërlikimi të mundshëm të imunizimit SARS-Cov-2.