Kanali 7...

Mjeti përplas këmbësorin në mes të Pogradecit

Nje aksident ka ndodhur mbremjen e kesaj te hene ne lagjen nr 2 te qytetit te Pogradecit, ne nje lagje tejet te populluar.

 

Burime nga policia bejne te ditur se nje mjet ka perplasur nje kembesor, identiteti i te cilit nuk behet ende i ditur e per pasoje ky i fundit ka mbetur i plagosur.

 

Mesohet se kembesori eshte nje i moshuar, i cili ka tentuar te kaloje rrugen ne momentin qe mjeti ka qene ne levizje, ndersa nga perplasja ka marre plage te shumta ne trup.

 

Menjehere pas ngjarjes, i moshuari eshte transportuar ne spitalin e Pogradecit, nga ku po merr mjekimin, ndersa behet e ditur se eshte jasht rrezikut per jeten.

 

Nderkohe, policia ka shoqeruar ne komisariat drejtuesin e mjetit per veprime te metejshme proceduriale.