Ukraina raporton për sulm “masiv” nga Bjellorusia
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e …
Kanali 7...
Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita, mirëpriti lëvizjet për të rritur bashkëpunimin me Bashkimin Evropian, por tha se nisma të tilla nuk mund të zëvendësojnë procesin për anëtarësim në bllok.
Moldavia ka shtyrë përpara përpjekjet për t’iu bashkuar BE-së pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, luftë e cila po kërcënon që të përhapet edhe në Moldavi.
“Ne mirëpresim çdo mekanizëm që na sjell më afër njëri-tjetrit, duke përmirësuar bashkëpunimin tonë, për aq kohë sa këto nuk e zëvendësojnë rrugën drejt anëtarësimit”, tha Gavrilita gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Më herët gjatë këtij muaji, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sugjeroi se në vend që ofrimit të anëtarësim në bllokun evropian, duhet të krijohet një entitet paralele, ku do të mund të anëtarësoheshin shtetet aspiruese siç janë Ukraina, Gjeorgjia dhe Moldavia. Këtë organizatë ai e quajti “komunitet politik evropian” dhe tha se aty mund të bëhen pjesë të gjitha shtetet demokratike evropiane që ndajnë vlerat thelbësore të bllokut.
Por, Gavrilita tha se vetëm anëtarësimi i plotë në bllok do të mund t’iu ofronte përfitime të plota shteteve aspiruese dhe një vend të qëndrueshëm në një komunitet me vlera të përbashkëta, siç është BE-ja.
“Ne fuqishëm besojmë se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është në fakt ajo që shpërndan këtë paqe, stabilitet, prosperitet të bazuar në vlera dhe ne duam të jemi pjesë e botës së lirë dhe të kësaj familjeje të BE-së”, tha ajo.
Ukraina ka thënë se është përballur me “bombardime masive” të shtunën nga Bjellorusia fqinje, e cila njihet si aleate e …
Më shumë se 12 000 njerëz kanë arritur në Britaninë e Madhe deri më tani këtë vit duke kaluar kanalin …
Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës të shtunën në mëngjes, duke vendosur në shënjestër kryesisht objekte ushtarake. New …
Presidenti amerikan Joe Biden, e ka shndërruar në ligj një dokument dypartiak për armët, çka përbën reformën më të madhe …
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Austri, i ftuar bashkë me Kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, në Forumin Europian Wachau …