Kanali 7...

“Mos e humbni këtë video të Kryeministrit”/ PD: Deri në zgjedhje, të gjithë do hanë me lugë floriri

Partia Demokratike ka publikuar një video, ku shfaqet kryeministri Edi Rama, teksa premton heqjen e akcizës së naftës për fermerët dhe taksën e qarkullimit.

Sipas PD-së, kjo deklaratë është e ricikluar nga fushata e vitit 2013-të, ku vetëm 6 muaj para zgjedhjeve deklaronte se do të realizonte të njejtën gjë.

“Mos e humbni kete video. Shikoni çfare mashtruesi i qeveris shqiptaret. I vjedh, i vjedh, i vjedh pa pushim, pastaj nxjerr nga xhepi i korrupsionit nga nje karamele elektorale. Edi Rama nuk ka lidhje me mbajtjen e premtimeve. Deri ne zgjedhje te gjithe do te hane me luge floriri. 👇”,- sqarohet krahas videos së publikuar nga PD.